×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Mot i ftohtë sot, me të reshura bore e shiu

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 7:08
    Foto: Adriatik Jakupi/Reporteri

    Mot i ftohtë parashihet të mbretëroj ditën e martë, kryesisht me vransira dhe dëbore kohëpaskohe, e në zona më të ulëta, të përziera dhe me shi.

    Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 0C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 1C e 3C. Frynë erë mesatare veriore 3-7m/s, njofton Prishtina Weather.

    Ftohtë mbetet edhe ditëve në vazhdim, me reshje dëbore që paraqiten kohëpaskohe ditën e mërkurë dhe të enjten në mëngjes. Të enjten pasdite dhe të premtën nuk mungojnë as intervale me diell. Reshje dëbore mund të ketë sërish më vonë të premtën.

    Të shtunën më shumë vransira, por nuk parashihen të reshura. Temperaturat mjaft të ulëta nga mesataret për këtë periudhë kohore. 0C e 2C maksimalet, ndërsa minimalet gradualisht zbresin në -3C e -4C. Kryesisht frynë erëra të ftohta veriore, të mërkurën dhe të enjten mesatarisht të fuqishme me hove deri në 15m/s.

    Këto kushte meteorologjike me erëra më të vazhdueshme veriore, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndaj dhe koncentrimet e tyre do të jenë më të ulëta. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më shumë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë koncentrime paksa më të larta, por jo në vlera të shumë të larta, me gjasë në të dobëta, me ngjyrë të kuqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!