×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri, gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2024 | 9:29

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sopatë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Siç raporton Top Channel gruaja ka goditur burrin me sopatë në kokë,  teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.

    49 vjeçarja është arrestuar nga policia.

    “Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!