Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tender në vlere 4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rajonale R118, segmenti Mushtisht-Shtërpcë, shkruan Reporteri.net.
Tenderi është dhënë me procedurë të hapur dhe me kontratë është shpërblyer konsorciumi “FAMIS CO-HC SH.A; 4A-M”.
Oferta më e lartë për këtë tender ka qenë 6 milionë e 289 mijë e 56 euro.
Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.
Me këtë kontratë parashihen punët përgaditore, pastrami i terrenit, punët tokësore, konstruksioni i rrugës, gabionet, lëshesat rrethore, sinjalistika vertikale dhe pajisjet mbrojtëse dhe sinjalistika horizontale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.