Policia e Kosovës është informuar për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për gazetën online Reporteri.net ka thënë se valixhja është gjetur në afërsi të një ndërtese banimi.
Veseli bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë.
“Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valigje e dyshimtë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë , të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes.
Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për Reporteri.net. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.