×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla, AAK: Sikur për Listën Serbe, VV do të duhej të kërkonte moscertifikimin edhe të Mimoza Kusarit

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 16:09

    Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka thënë se Vetëvendosje do të duhej të kërkonte moscertifikim edhe të kandidates për deputete, Mimoza Kusari-Lila.

    Kështu ka thënë Syla në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

    “Sami Kurteshi, përpos Listës Serbe, kishte me qenë mirë me kërku mosçertifikimin e Mimoza Kusarit poashtu, si bashkëpunëtore e ngushtë e kësaj liste dhe seksere mes kriminelit në kërkim Radoiçiq dhe kriminelit të brendshëm Simiq. Të gjitha këto nën dirixhimin e Albin Kurtit”, ka thënë Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!