Të paktën tre persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Norvegji.
Aksidenti raportohet se ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit, shkruan BBC.
Autobusi në të cilin gjendeshin 58 persona, doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.
Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10.
Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.