×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi lamtumirës me Osmanin

    Hovenier: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për të ardhmen e Kosovës

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 12:42

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën. Hovenier tha se ky partneritet është thelbësor për të çuar përpara të ardhmen e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë. Hovenier tha se në takimin e fundit zyrtar me Osmanin, si ambasador i SHBA-së, diskutuan për progresin që Kosova ka bërë drejt BE-së dhe integrimeve euroatlantike gjatë mandatit të tij.

    Hovenier po ashtu thotë se e ka falënderuar Osmanin për përpjekjet për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

    “Partneriteti i tillë është thelbësor për të avancuar më tej të ardhmen tashmë të ndritur të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

    Hovenier gjatë ditës tha se partneriteti i SHBA-së me Kosovën mbetet i vazhdueshëm. Ai tha se nga Kosova po largohet si një mik edhe më i fortë sesa kur erdhi.

    Hovenier u shpreh se ishte ishte përmbushje e ëndrrës së tij të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

    Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve të nëntëdhjeta, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, tha Hovenier para mediave. /Reporteri.net/

    Hovenier në përfundim të mandatit: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!