×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK kundër lirimit të Berishës, caktohet data e seancës dhe gjyqtari

    Reporteri
    27 Dhjetor 2024 | 16:36

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun e PD Sali Berisha në masën “arrest shtëpie”.

    Sipas raportimit të Top Channel, Më 3 janar 2025, gjykata e posaçme do të nisë punën për çështjen e Berishës me një seancë që do të mbahet në orën 10:00.

    Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kreun e ekzekutivit, Berisha.

    Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!