Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, njoftoi hapjen e disa ambasadave të reja në Indonezi, Bosnje-Hercegovinë, Indi dhe Kenia, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë.
“Këto hapje ambasadash përfaqësojnë një angazhim të fortë për të zgjeruar praninë e Shqipërisë në rajone strategjike dhe për të ndihmuar në rritjen e mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik. Bashkëpunimi me këto vende do të kontribuojë në diversifikimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe do të ndihmojë në avancimin e agjendës kombëtare të Shqipërisë në arenën globale”, tha Hasani./tiranapost/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.