Një sherr me sende te forta mes disa te rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet.
Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.
Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë. I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit./TCh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.