×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu: Qytetarët jetojnë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 22:11

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po vazhdon lojën me qytetarët, derisa këta të fundit janë në terr, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tutje thotë se kur qytetarët e Kosovës duhet të jetojnë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo.

     

    Postimi i saj:

    Derisa një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë janë në terr, kryeministri po e vazhdon lojën e tij me qytetarët.

    Kosova është tronditur nga aferat korruptive të Nagipit e Martinit.

    Kur qytetarët e Kosovës duhet të jetojmë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo, e kur botërisht dihet abuzimi i kryeministrit me njerëzit e tij me institucionet e pavarura, kryeministri del e paturpësisht na thotë se nuk mund të ndërhyj ne intitucionet e pavarura!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!