Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar një ngritje prej 80% krahasuar me vitin e kaluar. Cmimi i një metri katror në disa lagje në kryeqytet shkon deri në 2500 euro.
Prishtina është dyndur nga banesat e ndërtuara.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në kryeqytet janë mbi 85 mijë banesa.
E çmimi i tyre në vitin 2024 ka shënuar një rritje rekorde.
“Ngritja e çmimeve më të mëdha që ka qenë, ka qenë dallim në çmim ndërmjet vitit 2023 dhe 2024. Ku çmimet minimale që kanë pësuar ngritje duhet të jenë ato për 40%, ndërsa maksimale shkojnë afër 80% që lagjet sikurse janë Lakërishte, Lagjja e Muhaxherëve, deri diku Dragodani, dhe Rruga B, kanë rritje deri ne 80%”, thotë Burim Halili nga agjensioni i patundshmërisë.
Madje çmimet shkojnë deri në 2500 euro për metër katror varësisht se në cilat lagje gjenden.
“Tek lagjja Lakërishtë, çmimi variojnë nga 2000 deri në 2500 varësisht prej fazës së ndërtimit nëse është i ndërtum ose është gjatë ndërtimit kemi çmim me të lira. Ndërsa në lagjen e Muhaxherëve të gatshmet variojnë nga 2000 te kompanitë me një cilësi më të mirë kurse të këto tjera deri 1800 euro”, shprehet ai. /Tëvë1
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.