×
  • Lajme
  • Botë

    Dy të lënduar pas rrëzimit të aeroplanit në Stuttgart të Gjermanisë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 23:55

    Një aeroplan i vogël është rrëzuar në aeroportin e Stuttgartit të dielën.

    Sipas policisë gjermane thuhet se dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht.

    Sipas policisë thuhet se piloti 77-vjeçar ka dashur të zbarkojë avionin e tij me helikë njëmotorësh të dielën pasdite në mot të keq.

    Ndërkaq avioni i lehtë ka thyer një gardh për një arsye të panjohur dhe më pas ka ndaluar.

    Operacionet e fluturimit në Stuttgart janë pezulluar përkohësisht pas rrëzimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!