×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ushtarë të Policisë Ushtarake të KFOR-it dhe asaj të Zvicrës përfundojnë trajnimin e armëve

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 12:26

    Ushtarët e Policisë Ushtarake të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë përfunduar trajnimin e armëve së bashku me anëtarë të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatorsura Zvicerane, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

    “Puna së bashku me aleatët dhe partnerët tanë i mundëson KFOR-it të mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur dhe mundëson ndërveprimin me ushtritë anembanë globit”, thotë KFOR-i në një njoftim.

    Këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thotë misioni paqeruajtës i NATO-s.

    KFOR-i përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i përsërit gjithashtu se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!