×
  • Lajme
  • Lajme / Zvarritja e punimeve

    Pas gati dy vitesh, Durmishi thotë se po asfaltohet ura te Liqeni i Badocit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 17:50

    Rreth dy vjet pasi ura mbi liqenin e Badocit u bllokua për qarkullim të automjeteve, është vendosur shtresa e asfaltit mbi të.

    U deshën pothuajse gjysma e mandatit të kësaj qeverie për t’i ardhur në fund ndërtimit të urës së re.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot në Facebook se “është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”.

    “Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, shkroi ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!