I pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit se në cilin nga qarqet do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.
Shefi i qeverisë shqiptare tha se ai praktikisht është deputet i gjithë Shqipërisë, pasi emri i tij është në listë si kryetar i Partisë Socialiste, por nuk e përjashtoi një kandidim të mundshëm në Shkodër, pasi më parë ka pasur emrin në listën e Vlorës dhe Durrësit.
“S’kanë asnjë relevancë këto. Unë jam praktikisht deputet i gjithë Shqipërisë, në një kuptim, kështu që kush zgjedh PS zgjedh edhe emrin tim aty në një kuptim, kështu që detyrimi është për të gjithë, pastaj në Vlorë edhe në Durrës është shtuar edhe thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di. Sinqerisht nuk e di”, deklaroi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.