×
  • Lajme
  • Lajme / Fatale

    Aksident i rëndë trafiku në Shipol, vetura lë të vdekur biçiklistin 65 vjeçar

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 19:41

    Një 65 vjeçar ka vdekur mbrëmjen e sonte si pasojë e goditjes nga një veturë në Shipol të Mitrovicës

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.”, ka thënë Zahiti.

    Sipas tij, njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!