Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në shumë zona do të krijohet mjegulla e cila mund të qëndrojë edhe gjatë orëve të paradites në disa ultësira dhe lugina. Dita kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave deri në 10 gradë Celsius. Temperatura minimale rreth -3 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi me mjegull dhe ngrica vende-vende. Dita stabile nën “pushtetin e plotë anticiklonik”.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, afërsisht deri të Premten kur pritet të ketë shtim të vranësirave me reshje shiu. Më vonë të Premten me uljen e temperaturave ka gjasa që në Kosovë të ketë reshje bore, madje mund të ndodhë (sipas ecurive aktuale sinoptike) një interval reshjesh të dendura bore ku mund të krijohen edhe shtresa, por kjo mbetet ende në evoluim e sipër./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.