×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohet shoferi që goditi për vdekje motoçiklistin në Mitrovicë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 10:07
    Foto ilustruese

    Një 65 vjeçar ka vdekur dje në një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në jug të Mitrovicës.

    Ai mori lëndime vdekjeprurëse pasi derisa ishte me biçikletë u godit nga një veturë.

    Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    “Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jug / 30.12.2024 – 18:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!