×
  • Lajme
  • Lajme / Përmbledhja vjetore

    Sulmet në veri, Policia: Viti 2024 sfidues për sigurinë, dëshmuam se jemi të përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 12:01

    Policia e e Kosovë ka publikuar disa nga rezultatet dhe arritjeve në vitin 2024.

    Policia thekson se viti që po e lëmë pas ishte mjaft sfidues sa i përket situatës së sigurisë, veçanërisht në veri. Por, policia potencon se ky institucion është i gatshëm të përballet me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Edhe pse viti që po lëmë pas ishte mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet
    ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi.

    Ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Policia tutje përmend sulmin në Banjskë dhe atë në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të madhe municoni në bastisjet që pasuan.

    Policia thekson se sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, por arritën të menaxhoheshin me sukses.

    “Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveqan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveqanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.

    Rastet dhe Sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e saj ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!