Në përmbyllje të vitit presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, sot ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj, dhe me këtë rast presidentja znj. Osmani ka uruar pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre vetëmohues në të mirë të vendit, paqes dhe sigurisë.
“Uroj dhe falënderoi për shërbimin ndaj atdheut secilin ushtarak në këtë kohë sfidash jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë globin, ne së bashku me Ministrin dhe Komandantin e FSK-së, do të punojmë dhe do të bëjmë të pamundurën që ushtarakët të jenë të motivuar dhe të kontribuojnë në të mirë të paqes dhe sigurisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.