×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-Kryediplomati

    Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Berishës: Ishte një zë i veçantë i diplomacisë kosovare

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 12:54
    Anton Berisha

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka vlerësuar lart kontributin e Berishës në diplomacinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zë të veçantë në momente vendimtare për shtetformimin e vendit.

    “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Mirënjohës për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të saj, si një zë i veçantë i diplomacisë në një kohë vendimtare për shtetformimin e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Pushoftë në paqe!”, shkroi Hoxhaj në statusin e tij.

    Berisha vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër, siç njoftoi familja e tij.

    Homazhet mbahen sot nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në orën 13:00 në varrezat katolike në Pejë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!