×
  • Lajme
  • Lajme / Bazhdarhane

    Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen, 7 ditë afat për parashtrim të kërkesave

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 16:12

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri në Prizren kanë të drejtë kompensimi.

    Ai ka sqaruar se ata duhet që në afat prej 7 ditësh të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar, shkruan Reporteri.net.

    Totaj ka bërë me dije se Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka qenë sot në vendngjarje për t’i informuar banorët.

    “Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!