×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje dy këmbësorë

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 19:24

    Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.

    Top Channel raporton se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke përplasur dy këmbësor, Ndrue dhe Ndrekë Prenga, nip e xhaxha.

    “Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

    Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!