×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    KQZ: Dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote

    Reporteri
    04 Janar 2025 | 13:23

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

    Arianit, Elshani, udhëheqës i këshillit për operacione zgjedhore tha se numri i votuesve, të jetë 999 votues nëpër zona rurale, kurse për zona urbane ai vazhdon të jetë 950.

    “Secili votues mund të votoj rreth 10 kandidat, prandaj nuk kemi dashtë të tejkalojmë shifrën e 1 mijë votuesve”, ka thënë Elshani.

    KQZ sqaron se votimi me kusht është i përcaktuar vetëm në një qendër të votimit në një komunë, nuk mund të votohet në të gjitha qendrat.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!