Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për identietin shqiptar, feja nuk ka qenë asnjëherë parësore.
Ai këto komente i ka bërë për prestigjiozen amerikane “The New York Times”. Kjo gazetë ka shkruar sot për konvertimet fetare që po bëhen në Kosovë.
“Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë.”, ka thënë Kurti.
The New York Times shkroi sot se të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë myslimanë, shpresojnë të ringjallin të kaluarën para-islamike që ata e shohin si çelës për identitetin e tyre europian.
Kështu ka shkruar gazeta amerikane për disa konvertime të fundit në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.