Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të gjata, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona të mëdha janë krijuar në Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në gjashtë orë.
Kjo sipas përditësimit të fundit, të bërë pas orës pak pra orës 21:00.
Pritje deri në një orë ka te Dheu i Bardhë, e 30 minuta në Bërnjak e Jarinjë.
Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare, më pak të ngarkuara.
“Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.