Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një tubim në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ku nga atje ka pasur një thirrje për mërgimtarët.
Ai kërkoi nga mërgimtarët që nuk kanë arritur të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 të vijnë më 9 shkurt në Kosovë të votojnë, shkruan Reporteri.net.
“Ata të cilët nuk janë regjistruar, u mbetet metoda e vjetër: me aeroplan, autobus ose veturë,” ka thënë Kurti.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Kosovës që u regjistruan për të votuar jashtë vendit gjatë periudhës 120 ditore, nga 29 gushti deri më 26 dhjetor do të largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.
Platforma elektronike e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org do të jetë funksionale deri në përfundim të procesit të votimit më 9 shkurt 2025 dhe deri atëherë, çdo ditë, shtetasit e Kosovës mund të shohin se ku është vendvotimi i tyre.
Gjithashtu, përmes kësaj platforme, edhe votuesit e regjistruar jashtë Kosovës mund ta konfirmojnë se janë regjistruar si votues jashtë Kosovës. /Reporteri.net/.