Parti Demokratike e Kosovës nuk e sheh diasporën si numra.
Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai ka treguar se sa e ka mobilizuar votën e saj në mërgatë partia që ai e drejton.
“Unë nuk besoj që ka pasur parti që ka qenë më shpesh dhe më shumë, e më angazhuar se Partia Demokratike e Kosovës në këto tri katër vitete fundit. Ne kemi arritur që prej fillimit të krijojmë e rindërtojmë mbi 100 nëndegë në shumicën e degëve kryesore nga Zvicra, në Gjermani, Belgjikë e deri në Kanada. Bashkimi i njerëzve rreth bindjeve të përbashkëta dhe PDK-së, ka qenë vërtet frymëzues. Ne kemi edhe katër kandidatë të jashtëzakonshëm në listën tonë që vijnë nga mërgata.”, tha ai.
Krasniqi ka folur edhe për numrin e bashkatdhetarëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Vetëm gjatë muajit nëntor I kemi pasur shtatë tubime të mëdha me mijëra bashkatdhetarë. Nuk kam dëshiruar ta trumbetojmë shumë sepse unë nuk mendoj se bashkatdhetarët t’i kthejmë në numra. Ata janë njerëzit tonë, motrat dhe vëllezërit tonë, bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e Kosovës. Dhe fakti që janë regjistruar të votojnë është I mirëseardhur, ky numër sepse është numër I vogël. Janë vetëm 107 mijë. Kanë qenë 102 mijë para katër vitesh, por në këto katër vite rreth 300 mijë qytetarët e kanë lëshuar Kosovën. Do të duhej që ky numër të ishte dyfish më I madh. Në u kemi bërë ftesë e jemi munduar, kemi angazhuar gjithë ato struktura që i kemi për të regjistruar sa më shumë njerëz.”, ka thënë Krasniqi.