Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Gjakovë, bashkë me të parin e kësaj komune, kanë vizituar stadiumin e qytetit.
Haradinaj ka thënë se stadiumi i këtij qyteti po merr pamjen e një infrastrukture moderne sportive.
“Stadiumi i qytetit të Gjakovës po merr pamjen e një infrastrukture moderne sportive, duke dëshmuar se vizioni dhe përkushtimi i qeverisjes lokale mund të transformojë ëndrrat në realitet. Investimet në sport nuk janë thjesht shpenzime, por investime në rininë dhe të ardhmen e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka lavdëruar punën e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, nën udhëheqjen e të cili Gjakova ka përjetuar zhvillimin.
“Nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini, Gjakova po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm komunal. Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror, kjo komunë po dëshmon se me menaxhim të mirë dhe planifikim strategjik, rezultatet janë të prekshme dhe në shërbim të qytetarëve”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se stadiumi i Gjakovës do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar.
“Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën. Do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar, një hapësirë që do t’i shërbejë gjeneratave të reja dhe do të nxisë talentin vendor. Gjakova po tregon rrugën se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët”, ka përfunduar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.