×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare, pritje 15 minuta vetëm në Merdarë

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 10:41
    Foto ilustruese

    Tashmë pothuajse nuk ka pritje fare në pikat kufitare, në hyrje dhe dalje të Kosovës.

    Ani pse java e kaluar ishte mjaft e ngarkuar, e me pritje mbi katër orë në pika të caktuara kufitare për të dalë nga Kosovaë, tani të dhënat e fundit tregojnë se situata është qetësuar.

    Nga përditësimet e fundit, pritje aktualisht për të dalë nga Kosova, ka vetëm në Merdarë.

    Qytetarët në këtë pikë po presin deri në 15 minuta, ndërsa pikat tjera kufitare janë qetë, me pritje të zakonshme tre deri ne pesë minuta.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!