Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rritje ditëve të fundit.
Siç u raportua sot në mediat e huaja, çmimet e naftës së papërpunuar janë rrugë për një rritje të tretë javore radhazi, pasi arritën afër niveleve më të ulëta trevjeçare në fillim të dhjetorit.
Por kjo rritje nuk ka pasur ndikim në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për gazetën online Reporteri.net se çmimet e derivateve në Kosovë, janë aktualisht më të lirat në rajon.
“Derivatet në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë kanë pësuar rritje ndërsa te ne në Kosovë çmimet me pakicë nuk janë rritur”, tha Berjani për Reporteri.net.
Ai ka thënë se aktualisht çmimi për 1 litër naftë në Kosovës është 1.20 euro deri në 1.28 euro, ndërkaq çmimi i benzinës është 1.22 deri 1.29 euro.
Berjani bëri një krahasim edhe me çmimet e derivateve në rajon, teksa bëri të ditur se në Shqipëri çmimi për një litër naftë është 1.89 euro e në Serbi 1.79 euro, ndërkaq çmimi i benzinës 1.90 euro në Shqipëri, e 1.80 euro në Serbi.
Çmimet dhe kërkesa për naftë pësuan një rritje të madhe në tregjet ndërkombëtare dy vite më parë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.