×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrahën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 9:05
    Foto ilustruese

    Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të mitur në ambientet e Stacionit të Autobusëve, në Ferizaj.

    Konflikti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:30 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Kanun Veseli nga Policia e Kosovës.

    Veseli tha viktima ka deklaruar se derisa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, e kishin sulmuar fizikisht viktimën.

    Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën.

    Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuari M/SH/K, ndalohet mbajtje për 48h, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!