Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se për herë të parë në rajonin tonë, do të bëhet zhvendosja e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit.
Veseli ka shkruar në Facebook se rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri.