Rreth 105 mijë mërgimtarë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 9 shkurt. Votimi me postë ka nisur sot, derisa fizikisht në përfaqësitë diplomatike mund të votojnë më 8 shkurt. Por, a mundet mërgimtarët të votojnë në Kosovë ditën e zgjedhjeve?
Po. Një mërgimtar mund të vijë dhe të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Ai mund ta bëjë këtë në vendvotimin e komunës së tij përkatëse.
Por, për ta bërë këtë, ai nuk duhet të jetë i regjistruar paraprakisht si votues jashtë vendit.
Votuesit e regjistruar jashtë vendit, nuk e kanë emrin në listën e votuesve në Kosovë.
KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.
Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.