×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet deri në fund të prillit afati për aplikim për disbursim i përfituesve për izolimin e shtëpive

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 9:59

    Është shtyrë deri më 30 prill 2025 afati për aplikim për disbursim i të gjithë përfituesve të thirrjes publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale.

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar se shtyrja e afatit do të vlejë për të gjithë aplikuesit që janë duke i kryer punimet në shtëpitë e tyre dhe i takojnë thirrjes së dytë publike (gusht 2024) dhe aplikuesit e listës së pritjes nga thirrja e parë publike (gusht 2023), për të cilët auditimi i energjisë është kryer nga FKEE.

    Ndërkohë, është bërë e ditur se shtyrja e afatit është marrë në bashkëpunim me donatorin e këtij projekti, Bashkimin Evropian.

    “Luten të gjithë përfituesit që kanë pranuar letrat e para-aprovimit, të kryejnë punimet dhe të aplikojnë për disbursim brenda këtij afati, përmes dorëzimit dokumentacionit të kërkuar sipas thirrjes publike.

    Dokumentet duhet të dorëzohen përmes platformës https://disbursimi.fkee-rks.net/“, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!