Një person është shoqëruar në polici, pas aksionit të djeshëm në Mitrovicë të Veriut, në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar sigurimi “Dunav”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar, dy shtëpiza kompjuterike, një laptop, vulë si dhe dokumente të ndryshme.
“Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në një lokacion ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar; dy shtëpiza kompjuterike, një llap top, një vulë, dokumente të ndryshme, etj”.
“Pas përfundimit të kontrollit një lokal është mbyllur dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha dje për Gazetën Online Reporteri.net se rasti është hapur për “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”.
“Rreth orës 11:30 Policia e Kosovës ka asistuar zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, tha Elshani.
/Reporteri.net/
Tjetër aksion në veri, hapet hetim për abuzim ekonomik
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.