Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reguar pas vendimit të partisë në pushtet për të bojkotuar disa media gjatë fushatës zgjedhore.
Në një postim të Facebook, ajo thotë se përveç ikjes nga mediat, kjo qeveri e ka bërë edhe në parlament kur është diskutuar për çështje madhore, e ka ikur edhe nga prokuroria.
Tahiri shkruan se Qeveria Kurti e ka marrë vet rrugën e shkuarjes, ende pa ardhur zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ikje nga mediat, ikje nga parlamenti kur debatohen çështje të deshtimeve madhore, ikje nga prokuroria kur thirret për çështje korrupsioni – kjo qeveri në ikje, vet e ka marrë rrugën e shkuarjes …as nuk po i pret zgjedhjet”, shkruan Tahiri në Facebook.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.