×
  • Lajme
  • Lajme

    Manxhuka sulmon mediat, i cilëson “institucione paralele” – i reagon AGK’ja

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 12:34

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka sulmuar sot mediat, duke i cilësuar si “institucione paralele”.

    Postimi i tij vjen pas reagimeve nga pronarët e mediave pas paralajmërimit se kjo parti do t’i bojkotojë disa prej televizioneve kryesore në vend, gjatë fushatës.

    “Nderi në profesion është pashkëputshmërisht i lidhur me nderin njerëzor e kombëtar. Dhe nderi në përgjithësi nuk është ekuacion matematik, ku nëse i pari të ka sabotuar, po të bojkoton edhe i dyti barazi me “unë qenkam i ndershmi dhe konsistenti”. Nderi nga matematika dallon sepse edhe vet veten e ka në ekuacion. Pra, edhe ti që flet je pjesë e ekuacionit, jo veç “ata dy që nuk të paskan ardhë”.  Jo, fyerje më të madhe të nderit nuk ka sesa institucioni ku punon e paguhesh, e qe besa je në hieraki të lartë, krijohet me certifikatë nga Serbia. Fundamentalisht institucion paralel. Nderi ka marrë fund te “PEC, Srbija”, po ashtu edhe profesionalizmi”, ka shkruar Manxhuka.

    Ky postim i tij është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Në reagimin e AGK’së thuhet se kjo gjuhë është e rrezikshme dhe e papranueshme dhe se vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë.

    “AGK-ja gjithashtu dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele.” Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!