Drejtori i gazetës online Reporteri.net, Bekim Kabashi e analisti Imer Mushkolaj janë përplasur sonte në “Debat Plus” për votat e Diasporës.
Kabashi ka sqaruar rritjen ndër vite të interesimit të diasporës për të votuar që nga viti 2010.
Ai tha se kemi në vitin 2021 dhe 2025 ka interesim më të madh të diasporës për të votuar.
“Në 2014-tën diaspora ka votuar 20 mijë qytetarë. Në 2019 ka një rritje që shkon 40-50- mijë, në 2021 ka qenë interesimi më i madh i diasporës për të votuar, 104 qytetarë mijë janë regjsitruar për të votuar. Tash janë regjistruar mbi 107 mijë.”, tha Kabashi.
Kabashi ka thënë se 43 mijë votues nga diaspora e kanë votuar Vetëvendosjen.
“Pse po e kapni diaporës, suikur vetëm diaspora e paska rritë. ”, ka pyetur Mushkolaj.
Sipas tij diaspora nuk e ka sjellë Vetëvendosjen në 50 për qind.
“Votën e diasporës nuk duhet me pa si votë kyce për fitoren e kërkujt. Vota e diasporës duhet mu pa si votë në kuadër të krejt votave.”.
Mushkolaj tha se nuk duhet të targetohet diaspora si fajtor për fitoren e Vetëvendosjes.