Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili pas një takimi me Aleancën e Gruas në Gjilan, ka thënë se gruaja e Aleancës është dhe ka qenë fuqi, pjesë e pandashme e çdo momentumi politik.
Sipas tij gratë e AAK-së kanë qenë edhe shtytëse të ngjarjeve vendimtare të Kosovës.
“Nuk kanë rrugëtuar asnjëherë ndaras por bashkë, roli i tyre prej politikanesh e politikëbërësve është kyç institucione e vital në shoqëri. I rritur nga një grua e fortë, i rrethuar nga gra e vajza vizionare, une si djalë, vëlla por dhe si koleg, u jam gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar ai.