Edon Cana, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit ka thënë se ndryshimet në veri të vendit mund të ndodhin vetëm në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’n.
Ai në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net tha se çfarë është bërë në veri mund të shihet tek vitin e ardhshëm, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale atje.
“ Në planin afatshkurtër ka pasur disa lëvizje në veri, në planin afatmesëm dhe afatgjatë rezultati do të shihet në vitin e ardhshëm. Me zgjedhjet lokale në veri e dimë se çka do të ndodhë dhe i gjithë peizazhi që sot e shohim do të jetë ndryshe, duhet të kuptojmë diçka, ndryshimet në veri mund të ndodhin vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO’n. Çdo veprim ndryshe do të na kthehet në ‘boomerang’ afatgjatë që do të kthehet në një ndarje me të thellë ndërmjet komunitetit serb dhe Republikës së Kosovës.”, tha ai.
Cana tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit unë mendoj që kryeministri Kurti ka bërë një gabim historik, i cili do të rezultojë me një autonomi territorial e politike në veri posa të kryhen zgjedhjet lokale në veri.
“Posa të kryhen zgjedhjet lokale në veri, Lista Serbe do t’I menaxhojë të gjitha komunat në veri. E kemi një mjegull që qëllimisht po I shitet popullit, se nuk është dakorduar kryeministri Kurti, po ai është dakorduar edhe për Asociacion edhe për vetëqeverisje dhe për shumë elemente të tjera të rrezikshme për të ardhmen e veriut të Kosovës, poredhe të ardhmen e negociatave, të cilat nga parimi se nuk merremi vesh për asgjë deri sa nuk merremi vesh për cdo gjë, dhe për njohje finale në qendër, kemi ardhur në një marrëveshje të përkohshme për Asociacionin dhe vetëqevrisjesn. Sipas planit, ashtu si janë dakorduar që brenda dhjetë viteve të kemi një marrëveshje tjetër finale, mendoj se kjo ka rezultuar me një fiasco diplomatike.”, është shprehur ai.