×
  • Lajme
  • Lajme

    Trepça e largon nga puna një punëtor

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 16:08

    Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V.

    Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V.

    “Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje 🚷 të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 13.12.2024 nuk është paraqitur në punë e gjithë kjo bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot:8189 nga Departamenti i Burimeve Njerëzore”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!