×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Cana i PDK-së: Zëri i Kosovës sot nuk ekziston në Uashington

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 12:00

    Edon Cana, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka kritikuar politiken e jashtme të udhëhequr nga Qeveria Kurti.

    Cana në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net ka thënë se zëri i Kosovës sot nuk dëgjohet askund në botë, dhe sipas tij më tragjike është se zëri i Kosovës nuk ekziston në Uashington, dhe shton se kjo duhet urgjentisht të rregullohet.

    “Kosova nuk ka pasur politikë të jashtme, Kosova nuk ka pasur ministër të Punëve të Jashtme, Kosova ka pasur një kryeministër i cili është marrë me një politikë të jashtme të pakoordinuar me presidenten, me një kryenegociator skandaloz, të papërvojë, të papërgjegjshëm,  dhe jo diplomatik, dhe rezultatet e tij po shihen, apo mosrezulatet e tij, apo rezulatetet e këqija”, ka deklaruar Cana.

    “Është shkatërruar shërbimi diplomatik, Kosova sot ka një Ministri të cunguar, jo funksionale, ka misione të cilat janë të hendikepuara, zëri i Kosovës nuk dëgjohet askund në botë, më tragjike, zëri i Kosovës nuk ekziston në Uashington, dhe kjo është urgjente që duhet të rregullohet”, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!