×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Maqedonci: FSK i ka 358 gra e vajza ushtarake, ato shërbejnë me profesionalizëm dhe patriotizëm të lartë

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 10:47

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Forca jonë e Sigurisë i ka 358 gra e vajza ushtarake dhe se ato shërbejnë në të gjitha armët me profesionalizëm dhe me patriotizëm të lartë, shkruan Reporteri.net.

    “Në FSK i kemi 1 Gjeneralmajore, 1 Kolonele, 3 Nënkolonele, 3 majore, 3 kapitene, 13 togere, 9 nëntogere, 226 nënoficere e 90 ushtare.”, ka shkruar ai.

    Postimi i tij:

    Si ish ushtarak kam pasur fatin e nderin që të punoj me gra dhe vajza ushtarake në vendin tonë.

    Forca jonë e Sigurisë i ka 358 gra e vajza ushtarake. Ato shërbejnë në të gjitha armët me profesionalizëm dhe me patriotizëm të lartë.
    Ato janë krenaria e Forcës sonë.

    Ndaj unë sot në ditën kur Kryeministri Kurti njoftoi për shpalljen e vitit 2025 si Vit i gruas dua të veçoj kontributin e grave oficere në forcimin e FSK-së.
    E po ashtu të ftoj vajzat që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për kadete.

    Në FSK i kemi 1 Gjeneralmajore, 1 Kolonele, 3 Nënkolonele, 3 majore, 3 kapitene, 13 togere, 9 nëntogere, 226 nënoficere e 90 ushtare.

    Presim çdo muaj e vit që këto numra të rriten e për këtë do të punojmë së bashku që ta mbërrijmë.

    Nuk do ta ndalim punën deri të bëhen të paktën 1000 ushtarake.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!