×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku pas hapjes së fushatës zgjedhore: Nga sonte jemi të bindur se jemi ndryshimi

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 21:39

    Pas tubimit të LDK-së në hapjen e fushatës zgjedhore, Lumir Abdixhiku, u shpreh se nga sonte janë të bindur se “LDK është ndryshimi”.

    “Ju faleminderit! Ju faleminderit që i dhatë kaq shumë mbështetje ndryshimit tonë! Tubimi i madh i hapjes ishte madhështor, përplot energji, ishte mrekulli! Nga sonte jemi të bashkuar! Nga sonte qëndrojmë të fortë! Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë!”, tha Abdixhiku.

    “9 shkurti është fati ynë. 9 shkurti është thirrja jonë! 9 shkurti është fitorja jonë!”, përfundoi ka shkruar Abdixhiku.

    LDK-ja e ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se ky tubim shënon fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën dhe një moment të rëndësishëm për historinë e popullit të saj, në atë që ai e quajti “kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!”

    Sipas tij, ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga ky tubim dhe do të përfundojë me një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Sonte, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën! Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë! Sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!

    Dhe ju them, ju premtoj, zotohem, se çfarë kemi nisur sot këtu, do të kushtrojë fort e do të mbahet në mend gjatë, jo vetëm gjatë këtij muaji elektoral, por do të kushtrojë fort e gjatë, për gjenerata të tëra që do të vijnë pas. Do të shikojmë me mburrje në këtë 11 janar, e do të kuptojmë, se ndryshimi i shkurtit nisi mu në këtë sallë! Nga kjo sallë LDK është ngritur në këmbë! Është ngritur në këmbë për t’u mos u ndalur”, deklaroi Abdixhiku.

    Abdixhiku, ka premtuar se qё nё javёn e parё tё gjithё shёrbyesve civil do tё ua rrisin pagёn me koeficient 150 euro.

    “500 milionё euro invesim pёr centralim me gaz amerikan. Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin për shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona, këtu në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milionë euro investim në të. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja, shëndetësi moderne siç e meriton vendi jonë bukur e përrallor”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!