Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka takuar bashkëluftëtarë të shumtë nga Drenica.
Daut Haradinaj ka thënë se me Drenicën janë bashkë në çdo rrethanë historike.
“Drenica ishte sonte nikoqir i yni, dhe si gjithmonë një atmosferë e pashpjegueshme është kur je në mes luftëtarëve të dalluar të Drenasit me rrethinë. Jemi bashkë si në çdo kthesë të rëndësishme për ta ndryshuar këtë degradim që ju bë vlerave tona kombëtare”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se shumë luftëtarë po i bahslohen vizionit të AAK-së.
“Bashkë me Gjeneral Nurën dhe Gjeneral Fadilin e shumë figurave kombëtare u pritëm nga elitarët e UÇK-së. Çdo herë që shkoj në Drenicë, mendja më shkon te heronjtë e dëshmorët që i njofta në luftë, e aq më tepër kur me krenari të presin me dhjetëra luftëtarë që me shumë vullnet po i bashkohen vizionit për një Kosovë fituese.
Faleminderit, Drenicë!”, është shprehur Daut Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.