Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë pritur ngrohtësisht në Han të Elezit.

Ai thotë se e ka bindjen e plotë se ndryshimi i madh po vjen, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Reklamë

HANI I ELEZIT!

Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet!

Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi!

LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë!
#LDK124

Reklamë