Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vrasje në tentativë në Morinë të Gjakovës, të martën në ora 02:30.
Në raportin policor bëhet e ditur se shtetasi i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë në drejtim të tij persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri duke e qëlluar.
“Të njëjtit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar pozitiv. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.