×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ministria e Mbrojtjes: FSK-ja merr dritën e gjelbër nga SHBA-ja për blerjen e helikopterëve

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 11:54

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë dritën e gjelbër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në blerjen e helikopterëve, radarë dhe mbrojtje ajrore.

    Kështu ka njoftuar  Ministria e Mbrojtjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, ka theksuar se SHBA kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për helikopterë, radarë dhe mbrojtje ajrore, duke e vendosur vendin tonë në një stad të ri të përgatitjes dhe sigurisë strategjike.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në ShBA, ka theksuar se SHBA kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

    “Mbështetja e SHBA-së përbën një shtyllë të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, si një vend me vizion euroatlantik. Mirënjohje të thellë për aleatin tonë të përhershëm, ShBA-në, për ndihmën dhe besimin e vazhdueshëm”, u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se përmes mbështetjes konkrete, kjo iniciativë jo vetëm që rrit aftësitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin tonë si partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!